18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Fillon sot Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti

Në Malit të Zi sot e nesër mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim që mbahet në Kotorr pritet të marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

“Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Në samit pritet të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...