23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Fillon sot Sunny Hill Festival, mësoni për gjërat e ndaluara të merren brenda ambienteve të festivalit

Sunny Hill Festival nis sot.

Festivali i cili mbahet në Parkun e Gërmisë dhe pret mijëra adhurues të muzikës, është gati për t’i hapur dyert në orën 12:00.

Nga sot, deri më 7 gusht, do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendor.

Ndërsa jeni duke u bërë gati për Sunny Hill Festival, duhet të keni parasysh disa gjëra.

Në hyrje, do të kontrolloheni nga sigurimi.

Gjërat që janë të ndaluara t’i merrni me vete, tashmë janë bërë të ditura nga llogaria zyrtare e festivalit, dhe ato janë: Mjetet e mprehta, ushqime dhe pije, produkte kozmetike substanca ilegale dhe shkrepëse.

Poashtu, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete ID/pasaportën dhe biletën e printuar apo digjitale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...