Superliga e Kosovës në basketboll fillon sot edicionin e ri 2024/25.
Në program për javën e parë janë vetëm tre nga katër ndeshje
Pasi ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyer për shkak se mitrovicasit do të udhëtojnë për në Turqi, ku do të luajnë kualifikimet për Champions League.
Sezoni i ri nis me ndeshjen e dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Pejës, e cila luhet sot me fillim nga ora 17:15.
Ndesbja e parë është mes skuadrës së inkuadruar në elitë, Borës dhe nënkampionit Golden Eagle Ylli, e cila luhet me fillim nga ora 17:15.
Ndërsa, takimi mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës e mbyllë javën e parë të elitës së basketbollit.
Kjo sfidë është paraparë të luhet me fillim nga ora 19:00.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, Trepça u shpall^ kampione e cila mposhti Yllin në finale dhe riktheu titullin pas 12 vitesh./Njeshi&T7/