Ditën e sotme, është planifikuar të fillojë votimi me postë, nga bashkëatdhetarët jashtë vendit.
Pasi që dje, janë certifikuar fletëvotimet.
Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë.
Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë votues.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt dhe janë të parat zgjedhje të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008. /Njeshi/