27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Fillon takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare, mungon Haradinaj

Me përjashtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të gjithë liderët e partive tjera parlamentare po marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

AAK në takim po përfaqësohet nga Time Kadriaj. Nga PDK, në takim po marin pjesë, kryetari Memli Krasniqi dhe nënkryetarja Vlora Çitaku. Nga LDK, kryetari Lumir Abdixhiku dhe deputetja Hykmete Bajrami. Nga Lista Guxo, bashkëkryetari Faton Peci. Alternativa po përfaqësohet nga Mimoza Kusari Lila dhe nga Nisma Socialdemorakte, po mer pjesë kryetari Fatmir Limaj. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...