18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Fillon trajnimi për prindërit rreth kujdesit për foshnjat e tyre

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë 2025, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës promovoi programin “Kujdesi në Grup për Prindërim”, i cili zbatohet në Kryeqytet nga institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNICEF-it në Kosovë.

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Përparim Rama theksoi se rëndësinë e këtij programi.

“Kemi ardhur në Qendrën e Mjekësisë për trajnimet që kemi filluar për prindërit që kanë foshnjë të sapolondura, se si duhet me u kujdes për ta.Ky trajnim krijon mundësi që ta kemi një shoqëri më të shëndetshme”, ka thënë ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku tha se ky është programi i tretë me radhë që kryeqyteti ofron per prindërit.

“Kjo do të ndihmoj në forcim të rolit për përgatitjen e nënave për nje jetë më të shëndetshme”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...