14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Fillon vaksinimi edhe në Pejë, Drejtori i Spitalit Dreshaj, dhe ai i Infektivës Komoni vaksinohen të parët

Edhe në Komunën e Pejës mëngjesin e sotëm ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë me vaksinën kundër Covid-19.

I pari që e mori dozën e parë të vaksinës është drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, Dr. Skender Dreshaj i cili tha se kjo vaksinë duhet të merret nga të gjithë.

Më pas u vaksinua edhe Drejtori i Repartit të Infektivës në këtë Spital, Dr. Halil Komoni i cili tha se me në fund edhe në Kosovë erdhi kjo vaksinë përmes të cilës do ndalet ky termet që shkaktoi koronavirusi.

E Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Dr. Petrit Loci tha se procesi i vaksinimi në Pejë po shkon mirë dhe 1 mijë dozat e dedikuara për mjekët e kësaj komune janë të mjaftueshme.

Vaksinimi po bëhet në Qendrën Kryesore të vaksinimit në Pejë.

Në këtë komunë u vërejt një interes i shtuar i profesionistët shëndetësorë që donin të vaksinoheshin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...