Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar me kauzën e Marsit, e cila ka ndaluar në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë.
“Filmi “Zgjoi” është filmi fitues i tre çmimeve kryesore në Sundance Film Festival, siç janë: 1.Çmimi i madh i jurisë,
2.Çmimi i Audiencës dhe
3.Çmimi i Regjisë në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike dhe të tre çmimet i takojnë regjisores së këtij filmi znj.Blerta Basholli, e cila dëshmon se 8 Marsi nuk është e vetmja festë e grave.
Kauza e Marsit duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit për të dëshmuar dhe treguar se gratë nuk duan asgjë tjetër, por vetëm duan të reflektojnë se janë të zonjat për një barazi gjinore gjithandej globit.
Në kuadër të kauzës së Marsit – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka zgjedhur ta transmetoj “Zgjoin” e Blerta Bashollit për të vazhduar me aktivitetet e javës së ardhshme dhe për ta bërë Pejën kryeqytet të Frankofonisë në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Syka./Njeshi/