Rahoveci, përfundimisht është bërë me palestër të re sportive që do të ofrojë kushte shumë të mira për zhvillimin e garave të përfundimtarës së Kupës së Kosovës. Inaugurimi i palestrës sportive “Mizahir Isma” do të bëhet të mërkurën më 27 shkurt.
Në të njejtën ditë do të zhvillohen tre ndeshje. E para do të filloj prej orës 14.00 gjysmëfinalja e femrave ku do të takohen Bashkimi – Prishtina.
Për të vazhduar prej orës 16:30 me përballjen në konkurencën e meshkujve Z Mobile Prishtina – Trepça.
Dhe ballafaqimi i fundit të mërkurën zhvillohet prej orës 19.00 ku do të ndeshën Rahoveci – Don Bosko/Njeshi.
Të enjtën zhvillohen dy takime të tjera dhe çiftet rivale janë; Golden Eagle Ylli – Feronikeli dhe Ponte Prizreni – Bashkimi.
Takimet e gjysmëfinalës zhvillohen të premtën, gara për vend të tretë është paraparë të zhvillohet të shtunën, ndërsa të dielën do të luhen ballafaqimet finale të kupës së Kosovës, në të dyja konkurecat .Njeshi.com
]]>