Po vazhdon drama në ndeshjen e pestë finale të play-offit.
Ndeshja mes Trepçës dhe Pejës ka shkuar në vazhdime, pasi nuk ka fitues pas katër çerekeve të kohës së rregullt.
Rezultati pas katër çerekeve lojë është i barabart 77-77.
Pejanët ishin afër fitimit të titullit, por në sekondat e fundit Amin Hot shënoi dy pikë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.