Sonte luhet finalja e Superkupës së Italisë midis Interit dhe Milanit.
Kjo është hera e dytë që përballen ndaj njëra-tjetrës këtë sezon, me Milanin që kishte fituar me rezultat 1-2 në “Serien A”.
Kjo do të jetë një test i vërtetë për Conceiçaon, për të cilin do të jetë edhe mundësi për të fituar trofeun e tij të parë me “rossonerët”.
Për të arritur finalen kampioni në fuqi i Italisë, mposhti Atalantën në gjysmëfinale me rezultat 2-0, ndërsa Milani mposhti Juventusin me rezultat 2-1.
Finalja e madhe zhvillohet sonte në “Kingdom Arena” në Rijad të Arabisë Saudite, në orën 20:00. /Njeshi/