20 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Finalja Gjilani – Prishtina, skuadra që do të jetë në cilësinë e vendasit

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është bërë hedhja e shortit për skuadrën që do të jetë në cilësinë e vendasit, në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Gjilani do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase, kundër Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Finalja e Kupës së Kosovës, në futboll do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Deri në finale, Gjilani arriti duke e eliminuar Llapin në gjysmëfinale, ndërkohë Prishtina siguroi finalen falë triumfit të lehtë kundër Vushtrrisë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...