9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të infeksioneve në rritje

Qeveria finlandeze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si shkak i rritjes së infeksioneve të koronavirusit.

Kryeministrja Sanna Marin javën e kaluar kishte marrë një vendim në parim për shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme, njoftoi gazeta Helsingin Sanomat.

Arsyeja kryesore e vendimit është se restorantet nuk mund të mbyllen sipas Aktit aktual të Sëmundjeve Infektive, raporton The Guardian.

Finlanda është ndër vendet evropiane më pak të prekura nga virusi, deri më tani ka regjistruar 58,064 raste dhe 742 vdekje që nga fillimi i pandemisë, me 210 persona aktualisht të shtruar në spital./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...