16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Fiorentina e “shkel” Juventusin

Fiorentina ka arritur të shënojë një fitore të madhe në Serie A.

“Viola” triumfoi 3:0 në shtëpi ndaj Juventusit, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.

Gosens kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Mandragora e dyfishoi rezultatin vet tre minuta më pas, pas asistimit nga Fagioli.

E ishte pikërisht Fagioli i cili asistoi po ashtu në golin e tretë të shënuar nga Gudmundsson në minutën e 53-të.

Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e tetë.

Në anën tjetër, Juventusi mbetet i pesti me 52 pikë të grumbulluara.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...