24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Fitohet tiketa e lotarisë me shumën më të lartë të parave në Britani të Madhe

Një qytetar i Britanisë së Madhe e ka fituar xhekpotin prej 184 milionë pound, çmimi më i madh i Lotarisë Kombëtare të vendit.

Numrat fitues të së martës ishin 3, 25, 27, 28 dhe 29, plus ylli me fat, si dhe numrat 4 dhe 9.

Kjo do të thotë se deri tani vetëm 15 lojtarë në Mbretërinë e Bashkuar e kanë fituar xhekpotin prej më shumë se 100 milion paund që nga fillimi i EuroMillions në vitin 2004.

Fituesi do të jetë më i pasur se këngëtarja Adele dhe boksieri Anthony Joshua, kjo sipas listës së të pasurve të Sunday Times.

Personi që e ka fituar këtë tiketë ka vendosur të mbetet anonim. Para kësaj shume, fituesi me shumën më të lartë të tiketës ishte në vitin 2019, me 170 milionë paund.

Pasi bileta të jetë vërtetuar, pronasi i saj do të vendosë nëse dëshiron të identifikohet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...