24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Fitoi 26 milionë dollarë në lotari, biletën fituese e shkatërroi pa qëllim pasi e harroi në xhepin e xhinseve që i futi në rrobalarëse

Një grua që kishte blerë biletën fituese të lotarisë “Super Lotto Plus” në një pompë të derivate në Kaliforni gjatë vitit të kaluar, thotë se aksidentalisht e kishte shkatërruar duke e harruar në xhepin e xhinseve që i kishte futur në rrobalarëse për t’i pastruar.

Bëhet fjalë për biletën fituese të 26 milionë dollarëve, ku gruaja e paidentifikuar ka pasur afat deri të premten që të lajmërohet me biletë për ta tërhequr çmimin.

Menaxheri i Arco AM-PM në periferi të Los Angeles, ka thënë se kamerat e sigurisë shfaqin gruan në një pompë të derivateve duke blerë biletën në nëntor të vitit të kaluar.

E gruaja rreth të 40-ve i ka thënë Menaxherit të Arco AM-PM, i identifikuar vetëm si Frank se ajo kishte shkatërruar biletën pavetëdije duke e futur në xhepin e xhinseve që i kishte larë.

E nëse bileta fituese nuk është dorëzuar nga personi që e ka blerë, nga shumë e përgjithshme e çmimit kryesor, 19.7 milionë dollarë do të shkojnë për shkollat publike të Kalifornisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...