26.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Fitore e thellë e Interit ndaj Frosinones

Pas humbjes ndaj Sassuolos javën e kaluar, Interi u rikthye sonte te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi regjistroi fitore të thellë në udhëtim ndaj Frosinones, në kuadër të javës së 36-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Benito Stirpe” përfundoi me rezultatin 0:5.

Davie Frattesi (19′) hapi serinë e golave, që u vazhdua pastaj nga Mark Arnautovic (60′), Tajon Buchanan (77′), Lautaro Martinez (80′) dhe Marcus Thuram (84′).

Te kampioni italian i plotë sonte ishte mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Ndërsa, te vendasit nga minuta e 82-të u aktivizua Arijon Ibrahimovic.

Interi pas kësaj fitore ka 92 pikë.

Frosinone mbetet në kuotën e 32 pikëve dhe renditet në pozitën e 16-të në tabelë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...