20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Fitorja e tretë me radhë për Trepçën

Trepça ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion nga tri ndeshjeve të zhvilluara, duke mundur Rahovecin si mysafire me rezultat 80:87 (14:26, 18:25, 27:26, 21:10).

Mitrovicasit e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike me një seri prej 3:21, por më pas kishte një rënie, ku çereku i parë përfundon 14:26.

Pas një fillimi të barabartë në periudhën e dytë, mysafirët u shkëputën në fund të kësaj pjese, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 32:51.

Perioda e tretë ishte e barabartë, por sidoqoftë, ‘Xehetarët’ ruajtën epërsinë, për të mos lejuar përmbysjen e vendasve, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 59:77.

Në dhjetë minutat vendasit ishin më të mirë, por nuk mjaftoi dhe Trepça shënoi fitore 80:87, në xhiron e tretë të Superligës, kurse ‘Vreshtarët’ kanë një fitore e dy humbje.

Te Rahoveci u dalluan Chris Seeley me 19 pikë e dhjetë kërcime, Devin Johnson me 20 pikë dhe Musab Mala me 19, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Adam Grand e Mikaile Tmusiq me 15./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...