Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte ka folur në lidhje me fitoren e Donald Trumpit në Amerikë.
Ai këtë fitore të Trumpit e ka quajtur madhështore dhe të jashtëzakonshme, duke theksuar se populli amerikan është i kujdesshëm dhe s’mund ti imponohet zgjedhja e mendimi.
“Elektorati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose populli amerikan është i kujdesshëm dhe nuk mundesh t’ua imponosh zgjedhjen, mendimin, pavarësisht se edhe në shumë faktorë kanë qenë kundër tij, ne çka kemi parë”. “Me një fjalë ka qenë një fitore madhështore për mua, e jashtëzakonshme”, është shprehur tutje Fatmir Limaj./Njeshi/