15.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Flamujt në gjysmështizë, institucionet respektojnë ditën e zisë në nderim të viktimave në Kroaci

Pas aksidentit të djeshëm në Kroaci ku mbeten të vdekur 10 kosovar, presidentja e vendit Vjosa Osmani të hënën e ka shpallur ditë zie shtetërore.

Për këtë arsye edhe flamujt në objektin e Qeverisë, Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës janë ulur në gjysmështizë.

Të dielën dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 udhëtarë përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...