26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Flet mërgimtari që u shfaq i rrethuar me para në shtrat, tregon vlerën që kishin

Mërgimtari që dje postoi një foto ku shihej në shtrat me një grumbull parash, ka folur rreth këtij postimi të tij.

Ai ka thënë se atë foto e ka publikuar në Instagram, por nuk ka qenë përgjigje për Valon Sylën.

“Unë punoj për një firmë të ngarkim shkarkim të materialeve, për momentin jam në punë.”

“Unë e nxjerra në story dhe mediat e kanë marrë se unë nuk i jam përgjigjë askuj, ishte një story e hedhur për shoqërinë tim. Nuk i kam numëruar, kanë qenë 5 mijë e diçka”, ka thënë ai.

Thjesht disa para ishin, si çdo mërgimtar që i kursen disa para. Isha në një hotel afër aeroportit dhe bëra një pushim aty. E bëra foton dhe e hodha story duke e ngacmuar shokun tim që erdhi në pushime.

Çdo mërgimtar ndihet keq nga deklaratat, por fotoja nuk ishte direkt për Valon Sylën”, u shpreh ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...