9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Flet personi që vodhi semaforin në Mitrovicë

Një qytetar, ditë më parë mori një semafor, në qendër të Mitrovicës.

Ani pse u fotografua me mjetin sinjalizues në shpinë atë e la qindra metra më tutje, e që pastaj u gjet nga punëtorët e pastrimit.

Burri që nga të tjerët njihet si person me probleme mendore, mohon se këtë e bëri me vetëdije të plotë.

Katër ditë pas aktit, ky arsyetohet se nuk ka të kaluar problematike.

Por policia në Rajonin e Mitrovicës thotë ndryshe, pasi ky person është ndaluar por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk është inicuar rast.

Ndërsa nga komuna tregojnë se sinjalizuesi ka pasur disa probleme e që për të është njoftuar edhe kompania përgjegjëse. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...