9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Flet zëdhënësi i ri i kryeqytetit: Jam krenar për punën që kemi bërë në Kadastrin e Prishtinës

Drejtori i Kadastrit në Prishtinë, Donat Lushaku, tani do të jetë edhe zëdhënës i Kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka thënë se është i lumtur me arritjet e Drejtorisë së Kadastrit, deri më tani.

“Lehtësimet procedurale e administrative – marrja e certifikatës së pronës aty për aty, heqja e barrierave financiare si taksa në transaksion, vërtetimit tatimor, takimet e përditshme, shtimi i zyreve pritëse për qytetarë, gjeodetët, me idenë e shërbimeve më efikase dhe të shpejta, si dhe shumë punë e çështje që edhe nuk arrijnë të shihen janë bërë realitet për këtë periudhë dy-vjeçare” ka thënë mes të tjerash ai.

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Siç jeni informuar edhe dje përmes medieve dhe komunikimit të kryetarit Rama – tash e tutje një nga funksionet e reja që do të ushtroj është ajo e Zëdhënësit të Kryeqytetit.

Pas riformatimit të qeverisjes komunale, nga sot më nuk do të jem Drejtor i Kadastrit në kryeqytet. Për këto 2 vite të plota e disa ditë – përkushtimi im ka qenë një dhe i vetëm; shërbimi ndaj qytetarit të Prishtinës, pa asnjë dallim të vetëm, çfaredo qoftë ai.

Bashkë me stafin tim, të cilët i falenderoj secilin për

punën dhe përkushtimin – jam munduar të jem derë e hapur për shqyrtim problematikash e çështjesh të ndryshme, transparent dhe me krejt vullnetin e mundësitë e mia në dispozicionin tuaj; përditë e përherë.

Lehtësimet procedurale e administrative – marrja e certifikatës së pronës aty për aty, heqja e barrierave financiare si taksa në transaksion, vërtetimit tatimor, takimet e përditshme, shtimi i zyreve pritëse për qytetarë, gjeodetët, me

idenë e shërbimeve më efikase dhe të shpejta, si dhe shumë punë e çështje që edhe nuk arrijnë të shihen janë bërë realitet për këtë periudhë dy-vjeçare.

Përkushtimi im për punë të mira e të ndershme vazhdon, ai është mision që e kam porosi nga paraardhësit e mi, sepse e gjithë jeta e veprimtaria ime profesionale dhe politike e jo vetëm janë të lidhura ngushtë me qytetin tim të lindjes e të rritës –

Prishtinën.

Jam shumë i lumtur që nga kjo pozitë plot përgjegjësi; e me ndihmën e Zotit, familjes sime të ngushtë, miqve dhe bashkëpunëtorëve, secilit pa dallim partiak – konsideroj se po dal faqebardhë e me kokën lartë.

Ndershmëria dhe përgjegjshmëria janë prijëtarët e atributet që më kanë udhëhequr në jetë. Ndryshe nuk do të mund t’ia dilja në asnjë pozitë – as shoqëri, familjet e komunitet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...