Hansi Flick ka kaluar një sezon të parë mbresëlënës me Barcelonën.
Gjermani, që në vitin e parë te Barça ka dominuar futbollin spanjoll duke fituar titujt më të rëndësishëm në Spanjë si La Liga dhe Kupa e Mbretit.
Dhe për këtë Flick u shpërblye si trajneri i sezonit në La Liga, ku mundi trajnerët si José Bordalás (Getafe CF), Manolo (RCD Espanyol), Manuel Pellegrini (Real Betis), Michel (Girona FC), Ernesto Valverde (Athletic Club) dhe Diego Pablo Simeone (Atlético de Madrid) në votimin përfundimtar.
Barcelona e mbylli La Ligën në krye të tabelës me 88 pikë, ku po ashtu ka shënuar rreth 102 gola gjatë tërë sezonit./Njeshi/