14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Florian Marku mposhtet nga Chris Kongo me vendim të gjyqtarëve

Boksieri shqiptar Florian Marku ka pësuar humbje ndaj Chris Kongos në duelin që u zhvillua në O2 Arena të Londrës.

Ishte një ndeshje e zgjati 10 raunde ku të dy boksierët patën momentet e tyre të mira, mirëpo asnjëri nuk arriti që ta përmbyll me nokaut.

Kjo bëri që vendimi për fituesin të merrej nga juria, dhe sipas kësaj fitorja i takoi Chris Kongos.

Kujtojmë se para ndeshjes ishte një atmosferë mjaft e tensionuar mes dy boksierëve, të cilët ‘kërcënuan’ njëri-tjetrin para takimit.

Kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale të boksit për Florian Markun, teksa ka edhe 13 fitore dhe një barazim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...