13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Fluks i madh në QMF-të e Prishtinës, shkaku i virusit sezonal

Është rritur numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare pasi po qarkullon një lloj virusi. Sipas mjekut Nexhmedin Osmani, aktualisht ky lloj virusi po paraqitet në forma të ndryshme si kollitje, temperaturë, plogështi e të tjera.

Një grip sezonal i ditëve të fundit ka shtuar numrin e pacientëve në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Grupmosha të ndryshme shihen në korridore. Kryesisht të moshuarit po i shqetëson gripi, dhe pritja derisa po marrin këto shërbime për shkak të fluksit të madh të pacientëve, ndërsa nuk kanë nevojë të blejnë infuzione, ato po i marrin aty.

Doktoresha Nesrije Paqara tha për RTK-në se tollovi po krijohet për shkak se e tërë familja njëkohësisht kërkojnë shërbime shëndetësore derisa shtoi  se pavarësisht fluksit të madh të pacientëve doktoresha në QMF në Ulpianë tha se kjo qendër ka staf të mjaftueshëm për t’u ofruar shërbim pacientëve.

Stafi i mesëm në QMF po e menaxhojnë situatën, megjithatë kanë vështirësi. Pediatri Nexhmedin Osmani tha se janë tri forma me të cilat po manifestohet tek fëmijët, por nuk janë raste të rënda, derisa shtoi se simptomat janë temperaturat e larta, vjellje, dhe mungesë e ushqyerjes. Sipas profesionistëve të fushës, ky grip sezonal zgjat 5 deri në 10 ditë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...