4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Flutura Kusari: Është e ndaluar që televizionet dhe radiot të bëjnë ose publikojnë sondazhe zgjedhore online

Juristja e mediave Flutura Kusari ka bërë me dije se televizionet dhe radiot e kanë të ndalur të organizojnë sondazhe online.

Ajo ka vlerësuar se këto media e kanë të ndalur edhe të raportojnë për sondazhe të tilla.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka ftuar qytetarët që të ankohen në KPM nëse shohin që ndonjë televizion ose radio organizon sondazhe.

“Është e ndaluar që televizionet dhe radiot të organizojnë apo publikojnë sondazhe zgjedhore online. Kjo do të thotë që edhe nëse ndonjë gazetar organizon ndonjë anketë në kanalet e tij/saj apo nëse ndonjë ëebsite i televizionit apo radios organizon sondazhe online, televizionet dhe radiot e kanë të ndaluar t’i referohen atyre sondazheve. 2. Televizionet dhe radiot kanë të drejtë të organizojnë sondazhe (jo online) ose të publikojnë sondazhe të të tjerëve, por duhet me tregu a) kush paguan për to, b) metodologjinë dhe disa info tjera. Nëse shihni në televizione ose radio duke u përmend sondazhe online, ankohuni në KPM, insititucion ky momentalisht jofunksional dhe me probleme të theksuara por temë tjetër ajo”, ka shkruar Kusari./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...