2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Fondet për burimet e ripërtëritshme të energjisë – ZKA nis vlerësimin efikasitetit të menaxhimit

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë të ditur se ka filluar auditimin e përformancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, e që e cila është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/25.

Në njoftim thuhet se edhe pse Kosova ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë, prapë ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e skemave.

 

”Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë”, është thënë në postim.

Postimi i plotë:

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025. Auditimi ka në fushëveprim Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ministrinë e Ekonomisë (ME) si dhe synon të vlerësojë efikasitetin e menaxhimit, monitorimit dhe zbatimit të masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Kosova si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë. Megjithatë, ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e këtyre skemave.

 

Prandaj përmes këtij auditimi, ZKA synon të vlerësojë rolet dhe performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve dhe politikave, integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistem dhe zhvillimin e një tregu transparent e të qëndrueshëm. Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë.

Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të siguruar që pasuritë natyrore të menaxhohen në mënyrë transparente dhe efektive./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...