23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Formimi i qeverisë së re, ShBA: Mezi presim të punojmë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) prej kohësh kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë.

Kështu kanë thënë në një përgjigje për Telegrafin nga zyra për media e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Sipas përgjigjes ata thonë se mezi po presin që të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur edhe sigurinë rajonale.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Mezi presim të punojmë me qeverinë e re të Kosovës për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...