Komitetin e përbëjnë: Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, Prof. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, dr. Drita Telaku- Qosaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë dhe dr.Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë. Komiteti do të përcjellë situatën në baza ditore.
Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë rapotuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut).
Deri tani, janë raportuar 3 mijë e 116 raste me grip sezonal, 285 raste me infeksion akut, dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut.
]]>