8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Fotografi nga Qendra Korrektuese në Lipjan, aty ku të miturit që kryejnë dënimet bëjnë edhe trajnime

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, të miturit e kësaj qendre kanë ndjekur kursin për ndihmën e parë.

Përmes një njoftimi, Shërbimi Korrektues bën të ditur se kjo iniciativë promovon aftësimin e të miturve, duke u dhënë atyre një mundësi të mirë që të mësojnë se si të ofrojnë ndihmë të menjëhershme në raste të nevojshme.

“Me këtë trajnim, të miturit zhvillojnë aftësi që mund të jenë jetike jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët në rast të aksidenteve ose krizave shëndetësore. Në një mënyrë, kjo ndihmon edhe në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt në qendrën korrektuese dhe po ashtu përgatit të miturit për t’u rikthyer në shoqëri me njohuri dhe aftësi të reja, me të cilat mund të parandalohet humbja e jetës”, thuhet në njoftimin e tyre./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...