7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Fotografi Spahija mban ekspozitën “Homazh”, iu dedikua 17 personaliteteve të kulturës shqiptare

Fotografi Fahredin Spahija ka mbajtur ekspozitën personale të titulluar “Homazh”.

Ekspozita është mbajtur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, e cila iu dedikua 17 personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare që kanë kaluar në amshim.

Në mesin e personaliteteve ishin kompozitori dhe instrumentalisti popullor, Shaqir Hoti, shkrimtari dhe poeti Musa Ramadani, piktorët Omer Kaleshi, Sali Shuaku e Ibrahim Kodra, fotografi dhe historiani i fotografisë, Piro Naçe, këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi, aktori i teatrit dhe filmit, Mirush Kabashi  e regjisori, aktori dhe këngëtari Muharrem Qena.

   

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...