Ish-presidenti amerikan Donald Trump është dorëzuar në Gjeorgjia ndaj akuzave të komplotit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Trumpit, iu morën shenjat e gishtërinjve dhe u fotografua nga autoritetet pas dorëzimit të tij.
Ish-presidenti amerikan duhej të paguante një garanci prej 200 mijë dollarësh për t’u liruar nga burgu i Atlanta-s, derisa pret gjykimin.
Ky ishte arrestimi i tij i katërt në pesë muaj në një çështje penale, por kjo ishte fotografia e tij e parë si i arrestuar.
Trump më vonë bëri një postim në X (ish-Twitter) për herë të parë që nga janari 2021.
“Ndërhyrjet në zgjedhje. Mos u dorëzoni kurrë!”, shkroi ai derisa ndau edhe adresën e tij të internetit dhe fotografinë e tij.
Ai i bashkohet radhëve të figurave publike amerikane që janë fotografuar pas arrestimit, duke përfshirë Elvis, Frank Sinatrën, Al Caponen dhe dhe Dr Martin Luther King Jr.