4.2 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Fotografia e Xhmail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!

Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme në selinë e LDK-së për të kujtuar Xhemail Mustafën në 24 vjetorin e vrasjes.

Maloku ka thënë se sot në selinë qendrore është pritur familja Mustafa, ndërkohë që fotografia e zëdhënësit të parë të LDK-së tashmë është vendosur në mur afër Enver Malokut.

“U bashkuan sërish”, ka shkruar ish-deputetja Maloku.

U bashkuan sërish!

Në 24 vjetorin e vrasjes, në Selinë Qendrore të LDK-së, në murin e kujtesës, u vendos portreti i Xhemail Mustafës, zëdhënësit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, miq e kolegë të Kryesisë, pritëm familjen Mustafa, dhe evokuam kujtime për Axhën Xhemë.

Portretet e Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës e Nekibe Kelmendit dhe të tjerëve që do të vendosen aty, do të na rikujtojnë secilën ditë, sakrificën për Republikën tonë dhe vendosmërinë që duhet të kemi për ruajtjen e zhvillimin e saj, konform vizionit të këtyre intelektualëve që vendosën themelet e lirisë e të demkracisë në Kosovë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...