Më tej, në foto, dallohen personazhe të njohur të teatrit të Shkodrës, si Jovan Vojushi, ish drejtori i Teatrit Migjeni, Ymer Bala, Gjosho Vasija, Isa Alibali, Katerina Biga, Kol Kaftalli, Elez Kadrija, Vjoleta Sekuj, Donika Franja, Antoneta Fishta, etj. Fotot e bëra publike nga Teatri Migjeni, tregojnë për herë të parë me figurë, një vizitë shumë të komentuar në media. Vizita e aktorit që jetonte në Beograd do të ngrinte në këmbë gjithë shtetin komunist. Aktori vizitoi e qytete të tjera si Kruja, Gjirokastra, Durrësi, Saranda.
Vetë aktori ka rrëfyer historinë e kësaj vizite në librin me kujtime “Shkëlqim dhe tmerr”, botuar në Beograd në vitin 2002. I ftuar nga Kinostudio, Bekim Fehmiu qëndroi në Shqipëri prej datës 20 prill deri më 4 maj. Axhenda e tij ka qenë mjaft e ngjeshur, duke organizuar së pari, një pritje në drejtorinë e Kinostudios, mbas takimit vizitoi disa reparte të Kinostudios, si dhe asistoi në sheshin e xhirimit të një filmi artistik.
Ndërsa vizitat nëpër Shqipëri janë bërë në Krujë, në muzeun e kalasë; Gjirokastër, në shtëpinë muze të Enver Hoxhës, në Muzeun e Armëve dhe nëpër qytet, më pas është bërë shikimi i shfaqjes “Shtëpia në bulevard”, interpretuar nga teatri profesionist i Gjirokastrës; gjithashtu ka vizituar Sarandën, Butrintin dhe Vlorën.
Në Fier vizitoi Azotikun dhe Apoloninë. Vizitë në Shkodër, në Uzinën e Telave dhe në Vaun e Dejës. Takim dhe bisedë me aktorët e teatrit “Migjeni” dhe vizitë në shtëpinë e gruas së Bajram Currit. Asistoi në paradën e 1 Majit. Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd, më 15 qershor 2010. /GSh/Njeshi
]]>