18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

FPO e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet parlamentare

Partia austriake e ekstremit të djathtë e Lirisë (FPO) ka fituar zgjedhjet parlamentare të Austrisë me 29,2% të votave, sipas rezultateve paraprake zyrtare të shpallura nga Ministria e Brendshme.

Është hera e parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore që një parti e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Austri.

Partia Konservatore Popullore Austriake (OVP) e qeverisë së koalicionit në largim zuri  vendin e dytë me 26,5% të votave.

OVP humbi 11% në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës, ndërsa FPO fitoi 13 pikë përqindje pasi u largua nga qeveria në një skandal korrupsioni të vitit 2019.

Social Demokratët (SPO) siguruan numrin e tretë më të madh të votave me 21,1% (0,1 pikë rënie), sipas rezultateve paraprake.

Partia liberale NEOS mori 9% të votave, një rritje prej 0,9%.

Të gjelbrit, të cilët më parë ishin në qeveri me konservatorët, morën vetëm 8% të votave, një rënie prej 5,9%.

Rezultati paraprak përfshin shumicën e votave postare.

Fletët e mbetura të votimit pritet të numërohen deri të enjten. /ATA/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...