Tetë policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë që ka ndodhur mbrëmë në veri të vendit. Ata janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim. Pas ekzaminimeve, pesë prej tyre janë liruar për në shtëpi, e tre janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike dhe Universitare. Për gjendjen e tyre kanë folur drejtori i klinikës e mjeku kujdestar.
Një prej policëve, pas trajtimit në Emergjencë, është transferuar për në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.“Një polic është pranu tek ne. Është me frakturë të brinjve. Gjendja e tij është stabile për momentin”, ka thënë Kolgeci.
Për gjendjen e policit që është transferuar në Ortopedi, ka folur Mjeku kujdestar, Doktor Ermiri, i cili i ka thënë se gjendja e policit që është i shtrirë në këtë klinikë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka bërë me dije se ai ka patur thyerje të kërcirit të djathtë dhe se mbrëmë është kryer intervenimi ku i është vendosur pllakë.
“Po, ju njoftojmë se dje rreth orës 10:00 në mbrëmje është sjellë nje polic 27-vjecar, ku ka patur thyerje te kërcirit të djathtë dhe menjëherë nga ekipi kujdestar i ortopedisë është kryer intervenimi operativ ku është vendosur pllakë, momentalisht gjendja e tij është stabile dhe nuk ka rrezik për jetë”, ka deklaruar ai ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Klinikës së Neurokirurgjisë, meqë nga QKUK, kanë thënë se ai është transferuar në këtë klinikë, por ata e kanë mohuar një gjë të tillë.Drejtori i kësaj klinike, Besnik Elshani, i ka thënë se nuk ka polic të shtruar në këtë klinikë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës. Rastin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi mbrëmë Elshani.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar pas mesnate se tre policë janë dërguar në QKUK.Ai tha se i ka vizituar të njëjtit se se gjendja e tyre ishte stabile.
“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, shkroi Vitia.
Ai bëri me dije se njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.“I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!”, shkroi Vitia./Njeshi/