15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Franca bashkësponsorizon rezolutën për Srebrenicën, Macron tha se nuk do ta harrojë kurrë gjenocidin në Bosnje

Franca iu bashkua si bashkësponsor rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video adresim, Emmanuel Macron tha se Franca kujton dhe do të kujtojë gjithmonë vuajtjet që Bosnja dhe Hercegovina përjetoi 25 vjet më parë në momentet më të errëta që ka parë Evropa që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Më 11 korrik 1995 dhe në ditët që pasuan, këtu në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës ndodhi një nga tragjeditë më të rënda në historinë moderne. Franca nuk i ka harruar më shumë se 8000 viktima, fëmijë dhe të rritur të vrarë. Me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre ndërsa u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, tha Macron.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2 maj do të diskutojë për rezolutën për Srebrenicën, një çështje që tashmë ka shkaktuar reagime të shumta në rajon.

Përderisa shumica e politikanëve nga Bosnja e mirëpritën një hap të tillë, reagime negative erdhën nga Serbia dhe Republika Serbe, ku u tha se “kjo rezolutë në fakt synon të stigmatizojë mbarë popullin serb”.

Draft-Rezoluta për Srebrenicën në preambulën e saj askund nuk përmend Republikën Serbe apo Serbinë.

Ajo që theksohet dhe pritet është aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, i cili thekson se gjenocidi është kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995.

Propozimi i rezolutës u dërgua në emër të 17 vendeve në 193 adresa të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. /Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...