Kombëtarja e Tunizisë ka marrë një nga fitoret më të mëdha në historinë e vet kundër Francës, por e cila ishte e pavlefshme, për faktin se nuk ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër.
Tunizia fitoi 1:0 kundër Francës në “Education City Stadium”.
Khazri shënoi golin e vetëm të tunizianëve në minutën e 58-të të përballjes.
Tunizia nuk arriti të siguronte biletën për kualifikim për shkak të fitores së Australisë kundër Danimarkës.
Nga ana tjetër, edhe Australia është kualifikuar në mesin e kombëtareve që kanë arritur në 1/16-tën e finales në Kupën e Botës.
Kombëtarja australiane fitoi 1:0 ndaj Danimarkës në ndeshjen vendimtare të grupit D.
Goli i minutës së 60-të nga Leckie ishte vendimtar për Australinë në këtë përballje.
Kësisoj, nga grupi D, Franca kualifikohet si lidere dhe Australia nga pozita e dytë, dyjat me nga gjashtë pikë. E treta është Tunizia me katër pikë, kurse e fundit Danimarka me vetëm një pikë.//Njeshi/