9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Franca e eliminon Poloninë dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Franca ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

“Gjelat” triumfuan pastër 2:0 ndaj Polonisë, me Mbappen që shkëlqeu edhe sonte, shkruan Gazeta Express.

Giroud shënoi golin e parë të Francës në minutën e 44-të, pas asistimit të Mbappes.

Njëherit, Giroud u bë golashënuesi më i mirë i Francës me 52 gola, duke e tejkaluar legjendën, Thierry Henry.

Më pas, skena ishte për asistuesin e golit të parë, Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së shënoi dy gola të bukur në pjesën e dytë, për ta kualifikuar kombëtaren e tij në çerekfinale të Kupës së Botës.

Fillimisht, Mbappe realizoi në minutën e 74-të, pas asistimit të Dembeles, kurse në minutën e 90-të realizoi sërish pas asistimit të Marcus Thuram.

Krejt në fund të ndeshjes, Robert Leëandoëski realizoi nga penalltia golin e nderit për Poloninë.
Fillimisht, në tentimin e parë, gjuajtjen e priti Lloris, por ajo u përsërit pasi portieri francez nuk e kishte të paktën njërën këmbë në vijë.

Në çerekfinale, Franca do të përballet me fituesin e duelit Angli-Senegal, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...