5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Ministria e Jashtme e Francës ka emëruar diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“I dërguari i posaçëm do të përfshihet në çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale, në bashkërendim me homologët e tij evropianë dhe amerikanë. Ai do të vëzhgojë gjithashtu nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimin e bëri të ditur, në një postim në platformën “X”, edhe vet diplomati i sapo emëruar, Rene Troccaz.

“Nga sot jam emëruar i dërguar special për Ballkanin (nga Ministria e Punëve të Jashtme). Emërohet i dërguar i posaçëm për Ballkanin”, ka shkruar Troccaz/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...