22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Franca merr pikët e para në EURO 2024, me mjaft vështirësi mund Austrinë 1:0

Natyrisht pritej një fitore, por jo e tillë. “Gjelat” e Francës siguruan mbrëmjen e kësaj të hëne, tre pikët e para në Kampionatin Evropian të futbollit, jo me atë shkëlqimin e përhershëm, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit mundën Austrinë, me rezultatin minimal, 0 me 1, në një lojë tejet të ekuilibruar.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’-të të pjesës së parë, me “yllin”, Kylian Mbappe, i cili shpërthen në anën e djathtë të fushës dhe në afërsi të zonës lëshon një gjysëm-gjuajtje drejt portës austriake, goditje e cila devijohet nga qendërmbrojtësi 26-vjeçar, Maximilian Wober, duke shkaktuar kështu një autogol, që vendosi edhe rezultatin final.

Falë këtij rezultati Franca pozicionohet në vendin e dytë të Grupit E, me 3 pikë, por me një numër golash më të ulët se “Tulipanët” e Holandës, ndërsa Austria mbetet në vendin e fundit në këtë grup pas Polonisë.

Ndërkaq, në sfidat e radhës “Gjelat” e Francës do të përballen me Holandën, ndërsa Polonia me Austrinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...