Franca pranoi të premten të punojë me Italinë për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të frenuar valën e emigrantëve që vërshojnë ishullin Lampedusa.
Emigrantët transportohen gradualisht në Siçili me anije dhe aeroplan. Sot në qendrën e pritjes ishin 3800.
“Dua t’u them miqve tanë italianë sinqerisht se besoj se është përgjegjësi e Bashkimit Evropian, i gjithë Bashkimit Evropian, të qëndrojë pranë Italisë”, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron./Njeshi/