1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Frika e fëmijëve nga dentisti, ja disa këshilla se si t’i ndihmojmë ata

Është e rëndësishme që të mos nënvlerësohet kjo frikë. Shpesh prindërit e perceptojnë vizitën e fëmijës së tyre tek dentisti si një fakt normal. Ata konsiderojnë se përgatitja paraprake nuk është e nevojshme, shkruan Humanum.

Nëse ankthi që shkakton frika nga dentisti nuk zgjidhet gjatë viteve të fëmijërisë së hershme, ka shumë të ngjarë që të vazhdojë të rritet deri sa të kthehet në fobi.

Prindërit padashur shpesh e nxisin frikën e fëmijëve duke u thënë “Nëse nuk do të sillesh mirë, unë do të të çoj tek doktori”. Këto komente krijojnë tek fëmijët një përshtypje negative për kontrollet tek mjeku. Është e rëndësishme që të mos nënvlerësohet kjo frikë.

Disa këshilla për të ndihmuar që fëmija juaj të ketë më pak frikë nga vizita në një dentist:

  • Në fillim bisedoni me dentistin për historinë e plotë shëndetësore të fëmijës tuaj. Tregojini dentistit nëse fëmija ka tendencë të jetë kokëfortë, i shqetësuar, i frikësuar etj.
  • Mjetet duhet të jenë përgatitur më parë për të fituar kohë, që të mos e lëmë të humbë durimin pacienti i vogël si dhe t’i shpjegohet përdorimi pajisjeve stomatologjike.
  • Fëmija nuk duhet të thirret për mjekim pas shkollës. Preferohet që konsultimi më mirë të bëhet më mëngjes se fëmijët janë më të gatshëm dhe dentisti gjithashtu është më pak i lodhur. Në sallonin e pritjes është mirë të ketë sende zbavitëse për ta, si lodra, figura me karakter vizatimore etj. Shumë fëmijë duke qenë në sallon dhe duke biseduar e luajtur së bashku, harrojnë motivin e vizitës.
  • Mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. P.sh, kur ju i thoni fëmijës “nuk do të ndjeni aspak dhimbje” dhe nëse kjo ndodh më pas, fëmija do ta ketë të vështirë të ketë besim tek ju.
  • Mos nxitoni të kuroni disa dhëmbë njëherësh: fëmija nuk do të ulet për një kohë të gjatë në karrige dhe do të fillojë të veprojë nga lodhja.
  • Mos injoroni ndjenjat e tij; atëhërë do të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin e fëmijës.
  • Mos i tregoni fëmijës përvojat tuaja të pakëndshme tek dentisti.
  • Flisni me fëmijën rreth rëndësisë që kanë dhëmbët e shëndetshëm.
  • Mos i premtoni shpërblime, dhurata të kushtueshme ose ëmbëlsira për të shkuar tek dentisti
  • Pas kontrollit tek mjeku, gjeni diçka pozitive për të përgëzuar qëndrimin e fëmijës.P.sh. ju mund t’i thoni – Kësaj here ti u solle shumë më mirë se herën e kaluar! Ose mund të përgatitni një certifikatë /mirënjohje pas kontrollit qe te motivoje fëmijën.

Një mënyrë e mirë për të shmangur ankthin e fëmijëve nga dentisti, është të gjesh një dentist Pedodont që është i specializuar veçanërisht për fëmijë. Dentistët pedodont dhe ekipet e tyre janë të specializuar për të ndihmuar fëmijët të formojnë siguri tek vetja dhe të zvogëlojnë ankthin. Ata janë në gjendje t’u ofrojnë fëmijëve një ambient të këndshëm, miqësor dhe të rehatshëm.

Me fjalë të thjeshta dhe me gjuhën e fëmijës duhet biseduar me fëmijën për t’i bërë të qartë nevojën e mjekimit të dhëmbit. Ata tek fëmija hyn në brendësi të gjendjes së saj si një psikologe e mire. Dentisti me të gjitha mënyrat duhet të mundohet të simpatizojë fëmijët, ata duhet të bëhet një mik e fëmijës dhe jo një kundërshtar.

Të jene të butë me ta, t’i lëmë të veprojnë sipas gjendjes së tyre natyrale, për t’i njohur më mirë dhe më thellë. Kur stomatologu të sigurohet se besimi saj u fitua nga fëmija, nëpërmjet sjelljes së saj të mirë, atëherë ata nuk do të kenë më frikë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...