Parlamenti Evropian (PE) ka votuar për t’i hequr imunitetin parlamentar eurodeputetit të ekstremit të djathtë polak, Grzegorz Braun, duke i hapur rrugën autoriteteve polake për ta ndjekur penalisht.
Braun, një kandidat presidencial në Poloni, kishte tërhequr më parë vëmendjen ndërkombëtare në dhjetor 2023 kur përdori një fikës zjarri për të shuar qirinjtë në një ceremoni përkujtimi gjatë një eventi të Hanukkah në parlamentin polak.
Pas aktit kontrovers, Braun i mbrojti veprimet e tij, duke thënë: “Nuk mund të ketë vend për akte të adhurimit racist dhe fisnor Talmudik në territorin e Republikës së Polonisë”. /Njeshi/