5.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë

Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27 vjeçari me inicialet A.H. nga Komuna e Gjakovës, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt me datë 24.12.2024.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës, FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të kërkuar një person të raportuar te zhdukur”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...