15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin Taktika me Njësi të Vogla, gjenerata e dyte e përbashkët me Policinë e Kosovës për vitin 2024.

Për këtë kanë njoftuar Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim thuhet se “trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV)  program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, është trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhim i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit”.

Gjatë trajnimit 4 javor  pjesëtarët e Policisë se Kosovës dhe të FSK-së, përkundër sfidave  dhe programit intensiv kane arritur që me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm të përfundojnë në mënyrën më të mirë trajnimin. Pjesëtarët që  e përfunduan  trajnim, nga sot dalin më të përgatitura profesionalisht, me vetëbesim shumë më të lartë dhe  me një gatishmëri për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre. Ndërveprimi me Policinë e Kosovës është objektivë e Komandantit të FSK-së, trajnime të tilla ofrojnë institucionet e sigurisë që në rast të intervenimeve të përbashkëta të veprojnë si një trup i përbashkët për të arritur qëllimin përfundimtar”

“Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave morën pjesë  Shefi i Shtabit të KFT-së, Kolonel Valdet BERISHA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësues nga Regjimentet e Këmbësorisë dhe përfaqësues të Policisë se Kosovës. Në Ceremoni  Kolonel Berisha falënderoj instruktoret për angazhimin në realizimin e këtij trajnimi, uroj suksese për pjesëtarët pjesëmarrës,  me theks te veçantë falënderoj pjesëtarët nga Policia e Kosovës për vullnetin e treguar për pjesëmarrje në këtë program trajnues duke theksuar se trajnimet e përbashkëta ngritin ndërveprueshmërin e dy institucioneve tona”, thuhet në njoftim /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...