31.7 C
Pec
E premte, 19 Korrik, 2024

FSK-ja zhvillon me sukses testimin e komunikimit “Sinjali 2024”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit i quajtur “Sinjali 2024”.

FSK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se testimi i komunikimit ka qenë në tri nivele: strategjik, operacional dhe taktik.

“Ushtrimi është zhvilluar në territorit Republikës së Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...