29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

FSK konfirmon se njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja, për Reporterin, se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.

”E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, citojnë ata përgjigjien e FSK-së.

Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale ”Vrasje në tentativë”./Njeshi/

Jetnis Berisha pjesëtari i plagosur

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...