24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

FSK nesër përmes skenarëve shfaqë shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit

Forca e Sigurisë së Kosovës nesër, në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 25”, përmes skenarëve do të shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë ShBA’në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Ushtrimi do të mbahet në orën 13:00, në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë.

“Të pranishëm në DV Day do të jenë udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, mysafir të ftuar nga vendet e NATO-s dhe partnere, ambasadorë, oficerë të lartë të FSK-së dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FSK.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Defender Europe 25”, deri më 9 qershor.

Kosova ishte paraparë të ishte nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2023, por që ishte pezulluar pastaj.

Ky ishte ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ndërmarrë kundër Kosovës për, siç ishte thënë, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Tensionet patën kulmuar më 29 maj, kur protestuesit ishin përleshur me pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Zveçan.

Një ditë pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe ‘23”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte cilësuar këtë si një “fatkeqësi”.

“Nuk mendoj se [përjashtimi] është i drejtë, por kush jam unë të vendos”, kishte deklaruar Kurti, duke mbrojtur veprimet e Qeverisë së tij në veri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...